Lorik Cana rrezikon të dënohet nga gjashtë deri në 18 muaj moslojë për shkak të grushteve të shpërndarë në incidentin e ndeshjes kundër Serbisë në Beograd
Lorik Cana, mesfushori shqiptar i Lacios, mund të përballet me një dënim të rënd për përfshirje në përleshje fizike me një tifoz serb gjatë ndeshjes së të martës, Serbi-Shqipëri.
Kjo kualifikuese për “Euro 2016″ në Beograd u ndërpre në momentin kur plasi sherr i madh mes lojtarëve dhe tifozëve. UEFA ka hapur një hetim për ngjarjet, me Shqipërinë e akuzuar se ka refuzuar të kthehet në fushën e lojës, dhe gjithashtu që ka shfaqur flamurin në fjalë.
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, u pa duke luftuar me tifozët serbë, që kishin pushtuar fushën e blertë, në kohën kur loja u zhyt në kaos
Megjithatë, besohet se veprimet e Canës mund të çojnë në një pezullim të gjatë nga UEFA, diku nga gjashtë muaj deri në tetëmbëdhjetë muaj. Sipas “Il Tempo”, ky pezullim i mundshëm do të zbatohet në nivel klubi më shumë.
E përditshmja Romane kujton një precedent të tillë, kur ish-lojtari i Milanit, Zvonimir Boban ishte pezulluar për nëntë muaj në vitin 1990 dhe humbi finalet e Kupës së Botës, pasi ishte konfrontuar me një oficer policie, duke mbrojtur një tifoz kroat gjatë një përleshjeje të zjarrtë midis Dinamos së Zagrebit dhe Yllit të Kuq të Beogradit.