Ministria e Brendshme e Serbisë ka shtuar masat e sigurisë në kufijtë me Kosovën për të parandaluar hyrjen e tifozëve shqiptarë, të cilët kanë shprehur dëlirën që ta përkrahin Kombëtaren shqiptare në Beograd.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur ta injoroj Federatën e Serbisë. Drejtuesit e futbollit shqiptar nuk e ka dërguar listën me emrat dhe shënimet e tjera të tifozëve shqiptar, të kërkuara nga nikoqiri.
Afati i fundit i caktuar ishte të premten në ora 14:00, dhe nga FSHF nuk duket të jetë dërguar lista pasi Serbia kishte vendosur kushte që në të, të jenë vetëm emrat e tifozëve që kanë pasaportë shqiptare, duke pamundësuar ardhjen e mbështetësve nga Kosova dhe trevat e tjera.
Kurse, sipas portalit Alo.rs, Ministria e Brendshme e Serbisë ka shtuar masat e sigurisë në kufijtë me Kosovën për të parandaluar hyrjen e tifozëve shqiptarë. Thuhet se rritja e kontrollit do të zbatohet për pikat në Nish, Kralevë, Vranjë.
Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet me 14 tetor në Beograd, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.