Sërish orë tensioni në Beograd pasi sot në mbrëmje luhet derbi mes Partizanit dhe Crvena Zvezdas. Forca të shumta policie, mes të cilave edhe autoblinda dhe roje të armatosur kanë marrë në mbrojtje Ambasadën e Shqipërisë.
Mediat serbe shkruajnë se këto masa ekstreme janë marrë pas informatave se mund të sulmohet selia diplomatike shqiptare. Për këtë çështje është vënë në dijeni Ministria e Punëve të Jashtme.
Sipas informacioneve të Lapsi.al nga ambasada shqiptare konfirmojnë se nuk kanë parë kaq shumë forca policie ndonjëherë rreth tyre.