Anësori i Shqipërisë, Valdet Rama, ka kërkuar nga kombëtarja fitoren kundër Serbisë në ndeshjen që do të zhvillohet më 14 tetor.
Pas barazimit 1 me 1 me Danimarkën, Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në ndeshjen me serbët kërkon fitore për të vazhduar luftën për Euro 2016.
“Fitore kundër Serbisë”, ka shkruar ai, derisa postoi një fotografi të tifozëve “kuqezi”.