Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka dërguar në Beograd planin e vizitës së vet në Serbi.
Gazeta “Politika” shkruan, transmeton Koha.net se ai planifikon të mbajë një tubim publik në Preshevë dhe që prefekti i Beogradit t’ia dorëzojë çelësat e kryeqytetit.
Gazeta thekson se Rama planin nuk e ka dërguar pa konsultim me autoritet serbe.
Më herë gazeta serbe Novosti kishte njoftuar se nga vizita e Ramës në Beograd mund të eliminohet takimi i tij me kryetarin serb Tomislav Nikoliq.