Aksidenti dramatik ka ndodhur në Stacionin hekrudhor në rrugën që lidh fshatin Zhunicë me Preshevën, ku një makinë është përplasur nga një tren që po kalonte. Siç raporton Kjo është Presheva Jonë! makina nuk ka rrespektuar rregullat e komunikacionit, edhe pse rruga ishte e bllokuar shoferi kishte marrë guximin që të depërtonte përmes pengesave duke rrezikuar dhe jetën.
Makina pas përplasjes është rrokullisur duke lëvizur disa metra larg ngjarjes. Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk është lënduar askush. / Kjo eshte Presheva Jone!