Një polici i njësitit të intervenimit të shpejt na stacionin policorë në Bujanoc, nga sot është duke u hetuar nga prokurori për dyshimin se ka keqtrajtuar një nga kërcimtaret e klubeve të natës në komunën e Bujanocit.
Polici S.M i nacionalitetit serb nga Vranja i cili është në shërbim në Bujanoc është paditur nga një kërcimtare e njërit nga klubeve të natës se i njejti e ka keqtrajtuar atë në vendin e sajë të punës.
Pas padisë, ndaj policit S.M është ngritur padi dhe i njejti sot është marrë në pyetje nga prokurori hetues. Portali ka siguruar dhe foton origjinal rreth kësaj ngjarje, por për shkaqe të procedurave ligjore jemi të detyruar që ta mbrojmë identitetin e të dyshuarit, fytyra është mbuluar.