Policia hungareze ka filluar kontrollimin e gjurmëve të gishtave të shteteve të treta që hyjnë në shengen.
Siç deklaron policia hungareze, transmeton presheva.com, kontrollimi i gjurmëve të gishtit nuk bëhet vetëm në hyrje të Hungarisë, por në të gjitha shtetet që përfshihen në shengen.
Në këtë mënyrë do të kontrollohen të gjithë udhëtarët kur hyjnë në Europës, po ndonjëherë edhe në dalje.
Kjo procedurë zgjatë 5-10 sekonda dhe do të aplikohet në të gjitha mënyrat e rrugëve, si toksore, ato hekurudhore dhe ujore.
Nuk do ti nënshtrohen fëmijët nën 12 vjeç, drejtuesit e shteteve si dhe antarët e familjeve.
Me marrjen e gjurmëve të gishtave dotë rritet edhe sistemi i sigurisë në raport me identitetin e dokumentave personale. /presheva.com/