/ / Ministria e Arsimit dhe Sportit rezervon vendet në programin master për studentët e Luginës

Ministria e Arsimit dhe Sportit rezervon vendet në programin master për studentët e Luginës

Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës pranë Ministris së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipëris e ka njoftuar kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin me vendimin e Këshillit të Ministrave për kuotat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë.
Në njoftimin dërguar kryetarit Arifi nga Prof. As. Dr. Linda Pustina, thuhet se, ju bёjmë me dije se, me Vendimin nr. 668, date 15.10.2014  të Këshillit të Ministrave “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”  “Master i Arteve të Bukura”, për vitin akademik 2014 – 2015” janё miratuar kuotat e pranimit për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit, përkatësisht 250 kuota për programet e studimit “Master Profesional” për të gjithë kandidatёt shqiptarё nga trojet jashtё kufijve tё vendit dhe 250 kuota per programet e studimit “Master i Shkencave” ”Master i Arteve të Bukura”.

Shpёrndarja e kuotave nё total pёr ciklin e dytё ёshtё bёrё si mё poshtё:
TrojeMaster ProfesionalMaster i Shkencave
Kosovë5564
Mal i ZI7374
Maqedoni6757
Preshevë, Bujanovc, Medvegjë5555
Total250250
Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës kërkonë nga kandidatёt tё paraqiten nё MAS pёr dorёzimin e dokumentacionit pёrkatёs vetёm nё datat qё do tё pёrcaktohen nё atё udhёzim.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post