3500 policë serb do të përkujdesen jashtë stadiumit për t’u përkujdesur për sigurinë e ndeshjes Serbi – Shqipëri.
3500 policë serbë janë gati. Jo për luftë, por që të përkujdesen për ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet sonte mbrëma në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.
Sipas medieve serbe 3500 policë do të jenë të angazhuar për sigurinë jashtë stadiumit, por edhe në pikë kalimet e tjera që dërgojnë tek arena.
Gjithashtu, forca të shumta policore serbe janë angazhuar për tu përkujdesur për sigurinë e Kombëtares shqiptare.