Pas gati 5 muajsh në Siri, 8-vjeçari Erion Sina është kthyer sonte në orët e mbrëmjes në Kosovë.
Kthimin e tij e ka mundësuar familja e tij në bashkëpunim me autoritetet kosovare, raporton KTV.
Në këtë mënyrë Erioni i bashkohet nënës së tij, Pranverës, e cila me muaj të tërë ka bërë përpjekje ta kthej nga fronti i luftës.
Kohavisioni kishte raportuar më 25 gusht se si Arben Zena, i ati i Erionit e kishte marrë me vete në Siri 8-vjeçarin. Aty ishte pasqyruar edhe rrëfimi i Pranverës, që kërkonte me ngulm kthimin e të birit.