Gjatë natës kanë vazhduar sulmet ndaj objekteve shqiptare që gjenden nëpër qytete të Serbisë, ku mbrëmë është hedhur një koktel molotov në xhaminë e Suboticës dhe janë hedhur gurë në një ëmbëltore të Novi Sadit, shkruan portali 021, transmeton presheva.com.
Dëmet në xhami janë shkaktuar nga zjarri, që kanë shkaktuar deri tani dy persona të panjohur, ndërsa ëmbëltorja në qytetin e Novi Sadit ka qenë pronë e një shqiptari.