Sipas medieve britanike Sami Khedira do të transferohet në Premierligë gjatë afati kalimtar të janarit. Të interesuar për mesfushorin e Real Madrdit janë Chelsea, Arsenali dhe Liverpooli.
Sami Khedira dëshiron të largohet nga Real Madridi pas hapjes së mini afatit kalimtar në janar.
Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, edhe klubi madrilen dëshiron ta shes gjermanin pasi në verë mund ta humb pa përfituar asnjë cent.
Të interesuar për mesfushorin e Real Madridit janë tre skuadra nga Premierliga: Chelsea, Arsenali dhe Liverpooli.