Udhëheqja komuniste e Shqipërisë merrte direktiva të qarta nga Tito gjatë kohës së luftës.
Veç të tjerave, ky fakt vërtetohet edhe përmes kësaj letre të datës 9 tetor 1943, që mareshali Tito i dërgonte Miladin Popoviçit në Shqipëri, ku ai e porosit për një sërë çështjes strategjike të luftës.
Duke e pyetur se cila është gjendja ushtarake në Shqipëri në këtë kohë, Tito e porositë Popoviçin që nëse radhët e partizanëve kanë mbërritur në disa mijëra, të krijohen brigadat e më vonë divizionet.
Tito i kujton Miladin Popoviçit që të jetë i kujdesshëm, me qëllim që udhëheqja e forcave komuniste të mos bjerë në duart e forcave kundërshtare.
“Mos i lini të futen në punët e brendshme. Tregohuni të shquar, shfrytëzoni qenien e tyre që t’ju dërgojnë ndihma materiale, por ruhuni mos të futen në sekretet partizane e ushtarake”, shkruan në letër Tito, transmeton A1 Report.
Tito më tej këshillon që të krijohet Këshilli Nacional-Çlirimtar Popullor, i cili do të kryejë të gjitha detyrat, derisa të formohet qeveria.