/ / Ja kush janë personat të cilët ia dhanë fitoren Serbisë

Ja kush janë personat të cilët ia dhanë fitoren Serbisë

Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka marrë një vendim skandaloz për ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri, duke i dhënë fitoren serbëve me rezultat zyrtar 3:0. Ja kush janë personat që morën këtë vendim.
Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka tronditur shqiptarët, pasi i dha fitoren në tavolinë Serbisë me rezultat zyrtar 3:0.
Gazeta e përditshme sportive shqiptare Panorama Sport, ka publikuar një shkrim me biografitë e nëntë anëtarëve që morën këtë vendim. Ja kush janë ata:

TOMAS PARTL - Ish-gjykatësi, që është në prag të pensionit nga UEFA
ZHAK ANTENEN - Shefi i policisë së kantonit të Vaduzit
SANDOR BERZI - Sekretari i përgjithshëm i Federatës Hungareze
XHIM STJERNE HANSEN - Ish-sekretari, që u bë milioner pas largimit
TOMAS GEA - Avokati, i besuari i UEFA-s dhe FIFA-s
XHIMI SHOU - Inxhinieri elektronik, president i Irlandës së V.
RUDOLF REPKA - Sekretari i përgjithshëm i Federatës çeke
ZHOEL ULF - Delegati i ndeshjeve të mëdha në Europë
HANS LORENC - Gjykatësi gjerman, që iu përkushtua sportit

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post