/ / “Hallakamë” në Beograd, rrahje mes tifozëve të CZ e Partizan

“Hallakamë” në Beograd, rrahje mes tifozëve të CZ e Partizan

Trazira përsëri në Beograd. Vetëm pak ditë pas përleshjeve që ndodhen në mes Serbisë dhe Shqipërisë, serbët përsëri tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë.
Në ndeshjen derbi ndërmjet Cervena Zvezdës dhe Partizanit, ku nuk munguan as parullat kundër shqiptarëve, ka nisur rrahja mes tifozëve të këtyre dy skuadrave serbe.
Sfida mes rivalëve më të mëdhenj serbe, tashmë është ndërprerë për shkak të rrahjes mes shikuesve.
Tifozët serbe, tashmë të njohur me huliganizmin e tyre në terrenet sportive, duke se janë shumë larg futbollit.
Mediat e huaja raportojnë se UEFA para ndeshjes iu ka dhënë urdhër të mos bëjnë ndonjë skandal, pasi janë duke u vëzhguar nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, megjithatë, këto këshilla nuk vlejnë për huliganët serb të cilët vazhdojnë të bëjnë skandale të njëpasnjëshme në terrenet sportiv. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post