Pjesëtarët e stacionit policorë në Bujanoc gjatë një aksioni të përbashkët me pjesëtarët e Agjencionit Shtetërorë Informativ kanë gjetur një sasi të plumbave në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit, thuhet në njoftimin drejtorisë policore të Vranjës.
Siç mësohet në një objekt nidhmës të shtëpisë në Konçul janë gjetur 1542 plumba, nga të cilët 1536 të kalibrit 7,62 mm dhe 6 të kalibrit 7,9 mm.
Hetimet i kanë zhvilluar zëvendës prokurori i Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë dhe pjesëtarët e stacionit policorë në Bujanoc.
Titulli jozyrtarisht mëson se gjatë aksioni janë bastisur disa prona në këtë fshat./Titulli.com/