Charlo Greene, gazetare e kanalit televizit KTVA në Alaskë dha dorëheqjen papritur në transmetim të drejpërdrejtë të dielën në mbrëmje. Në fund të një reportazhi mbi clubin e kanabisit në rajon, ajo iu drejtua publikut duke thënë: “Në fakt jam unë presidentja e klubit të kanabisit në Alaska dhe më duhet të sakrifikoj të gjithë energjitë e mia për legalizimin e kanabisit, këtu në Alaskë”.
Pra, gazetarja ishte presidente e klubit, që ishte në qendër të denoncimit të reportazhit dhe kjo ishte arsyeja që ajo dha dorëheqjen. Ajo nuk e lë me kaq deklaratën e dorëheqjes dhe vijon: “përsa i përket kësaj pune, s’është se kam zgjedhje tjetër, por në të s…, po e lë”.