Flamuri me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin në të është në duart e kombëtares shqiptare
Lojtarët e Shqipërisë ja kanë dalë që mos ta lënë flamurin e varur në dronin fluturak “Authochthonous” .
Në një video që e kanë postuar edhe mediat serbe shihet se banka rezervë e kombëtares së Shqipërisë e ka ruajtur flamurin kuq e zi, i cili po bën xhiro nëpër krejt mediat botërore.
Aty shihet edhe një serb që tenton ta merr atë por nuk ja del.