Kryetari i grupës së qytetarëve "Dr Stojança Arsiq" nga Bujanoci, Stojaça Arsiq i cili është në koalicion me LPD dhe PD në Bujanoc, ka deklaruar se kryetari i ardhshëm i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Jonuz Musliu flet tregime të ndryshme në vartësi se ku gjendet.
"Musliu është një njeri i cili flet tregime të ndryshme në vartësi se ku gjendet. Ndryshe flet në Tiranë, ndryshe flet në Prishtinë, ndryshe në Beograd.
Ai është nënkryetar i Kuvendit komunal dhe nënshkruan të gjitha aktet, edhe ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen edhe atë që kanë të bëjnë me ligjet e shtetit të Serbisë" ka thënë Stojança Arsiq.