Partitë politike Shqiptare të Luginës së Preshevës në përbërje të PDSH, PD, LPD, RD dhe BDL, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur më datë 07.10.2014 lidhur me pjesëmarrjen për zgjedhjet për Këshillin Nacional të Shqiptarëve të Luginës të parapara për datë 26 tetorë 2014, arritën këtë:
MARRËVESHJE
1.Partitë politike të lartëpërmendura do të marrin pjesë për zgjedhjet e Këshillit Nacional me dy (2) lista zgjedhore
2.Lista zgjedhore: “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar” (PDSH, LPD dhe RD);
3.Lista zgjedhore “Partia Demokratike Dr.sc.Nagip Arifi” (PD dhe BDL);
4.Të gjitha partitë politike shqiptare të lartëpërmendura u dakorduan që pas shumicës së krijuar nga zgjedhjet e 26 tetorit 2014, për kryetarë të Këshillit Nacional të jetë Z. Jonuz Musliu.
Pjesë e kësaj marrëveshje janë edhe këto parime bazë:
1.Të mbajnë qëndrim të paluhatshëm në lidhje me përdorimin e simbolit kombëtar;
2.Për përdorim të teksteve mësimore për nxënësit e shkollimit fillor e të mesëm të pranohen vetëm tekstet e botuara në Prishtinë ose Tiranë pa asnjë alternativë tjetër;
3.Mbrojtjen e gjuhës, shkrimit, kulturës, traditës, historisë dhe informimit shqip në Luginë të Preshevës duke ruajtur gjithsesi edhe vlerat e luftës së lavdishme të UÇPMB-së;
4.Mbajtjen edhe më tutje në fuqi verdiktin e shprehur të popullit shqipëtar të Luginës së Preshevës në Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992.