Lorik Cana, i njohur për patriotizmin e tij, ka rastin e tij jetik për festimin më ‘drithërues’ të karrierës.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, të martën me skuadrën kuqezi do të përballet kundër Serbisë.
Loriku, i cili njihet për patriotizmin e tij dhe gjithashtu edhe me tatuazhin që mban në krahë, ka një rast të mirë për ta shfaqur atë edhe në Beograd.
Sfida ndaj serbëve do të jetë një mundësi e mirë për të që të shënojë gol dhe të festojë duke nxjerr në ‘pah’ tatuazhin e tij të famshëm.