/ Undifined / Vazhdon diskriminimi ekonomik në Preshevë i tërë qyteti vetëm me një bankë!

Vazhdon diskriminimi ekonomik në Preshevë i tërë qyteti vetëm me një bankë!

Largimi i vazhdueshëm i institucioneve shtetërore, mbyllja e shumë ekonomive e me to edhe bankave e kanë shndërruar Komunën e Preshevës, në një bashkësi të madhe lokale me më se 50 mijë banorë. Mbyllja  e dy nga  gjithsejtë tri bankat  sa funksiononin   në Presheve, konsiderohet  edhe një grusht për ekonominë e Preshevës.
Nga rreth 50 mijë banorë, sa ka Presheva, 70% e tyre janë të papunë. Ndërkohë ata pak të punësuar janë të angazhuar në administratën komunale, në arsim, një numër tërësisht simbolik në disa institucione shtetërore dhe krejt pak qytetarë zhvillojnë ndonjë biznes privat.
Të punësuarit, pagat e tyre mujore zakonisht i tërheqin nëpër banka, por së fundit, Presheva nga gjithsejtë tri banka sa funksiononin, ka mbetur me vetëm një. Ndërkohë qytetarët janë të detyruar për tërheqjen e pagave të tyre të shkojnë në Bujanoc apo edhe në Vranjë.
Përfaqësuesit e pushtetit lokal kanë kërkuar disa herë që bankat të mos mbyllen.
Fatmir Azizi, Drejtor i Shërbimit të Financave në Komunën e Preshevës, ka shpjeguar s pushteti lokal dhe drejtorati që ai e udhëheq, disa herë ka kërkuar nga autoritet e bankave tashmë të larguara që mos të mbyllin filialet e tyre, por sipas tij kjo nuk ka ndikuar që ata të vazhdojnë qëndrimin e tyre në Preshevë. Mbase kanë deklaruar që nuk ishin likuide edhe pse ato për vite të tëra kanë funksionuar me kushte po thuaj të njëjta.
Zëvendëskryetar i Komunës në Preshevë,Skender Destani, fajëson  qeverinë e Serbisë, për mos angazhim në përmirësimin e gjendjes së qytetarëve qoftë në aspektin politik e veçanërisht në atë ekonomik.
Njohësi i rrethanave ekonomike, Rexhep Ilazi, mendon se mos stimulimi i sektorit privat nga Qeveria e Serbisë, shkakton jo vetëm mos zhvillimin ekonomik, por edhe probleme tjera përcjellëse siç është mbyllja  e bankave.
Largimi i filialeve të bankave nga Presheva, përkundër funksionimit të tyre për shumë vite, pastaj largimi i Gjykatës Penale, si dhe paralajmërimet për zhvendosje të disa institucioneve shtetërore nga Presheva, në Bujanoc apo edhe në Vranjë, ndër qytetarët e këtushëm shihet si tendencë për të shndërruar Komunën e Preshevës në një bashkësi të madhe lokale me rreth 50 mijë banorë 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post