/ / U shpall Republika e Iliridës në Maqedoni

U shpall Republika e Iliridës në Maqedoni

Te sheshi Skënderbeu në Shkup u shpall Ilirida nga kryetari Nevzat Alili, i cili vendimin për shpalljen e Iliridës e bazoi në Kushtetutën e SHBA-ve, e cila në preambulën e saj thotë se çdo qenie njerëzore ka të drejtë të qeverisë me vetveten si dhe në qëndrimin e presidentit amerikan Vudrou Uillson se popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes.
Kërkesa ishte që Maqedonia të funksionojë si shtet i dy republikave të barabarta, ajo e Iliridës dhe ajo e Maqedonisë, sipas shembullit të ish federatës Serbi dhe Mali i zi dhe federatës belge. Halili kërkoi nga kryeministri Nikolla Gruevski që sipas shembullit të ish kryeministrit belg që dhe urdhër në vitin 1970 Belgjika të federalizohet edhe Gruevski ti japë urdhër parlamentit që të fillojë procedurën për federalizmin e Maqedonisë. Halili tha se kjo është e domosdoshme për shkak se Marrëveshja e Ohrit edhe pse e ndali konfliktin e vitit 2001 nuk arriti të sigurojë barabartësi mes shqiptarëve dhe Maqedonasve.
Shpalljen e Iliridës e përshëndeti edhe kryetari i FMDNJ-së Idriz Snani i cili tha e Ilirida i jep fund diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post