/ / Thaçi lejoi hapjen e Spitalit Amerikan në oborr të QKUK-së

Thaçi lejoi hapjen e Spitalit Amerikan në oborr të QKUK-së

Pak metra larg Qendrës Klinike Universitare të Kosovës shumë shpejt do të fillojë punën Spitali Amerikan, ndonëse ligji e ndalon këtë afërsi fizike në mes institucioneve private shëndetësore dhe atyre publike, shkruan sot Koha Ditore.
Spitali Amerikan ka blerë “shërbimin” nga biznesmeni Ekrem Lluka, pasi që Qendra Kardiake e Kosovës në të cilën do të vendoset Spitali Amerikan është pronë e tij.
Në të njëjtën mënyrë, Spitali Amerikan ka hapur spital në afërsi të Spitalit Ushtarak në Tiranë. Edhe atje procesi është përcjellë me pakënaqësi të shumta dhe akuza për parrëgullësi.
Prona e Spitalit Amerikan në Prishtinë, është e blerë e shitur disa herë nga biznesmeni pejan. Maratona e ndërtimit të këtij spitali është përcjellë me disa vendime të qeverisë të cilat e ndalonin ndërtimin e një spitali privat brenda hapësirës se QKUK-së.
Një vendim i vitit 2007 i kryeministrit të atëhershëm, Agim Çeku kishte ndaluar ndërtimin. Vendimi që asnjë spital privat nuk do të ndërtohej në “oborr” të QKUK-së u përkrahë edhe nga Qeveria Thaçi, me vendimin 15-24 të datës 12 qershor 2008. Por kryeministri Hashim Thaçi në ndërkohë i kishte rënë pishman.
Ai ka nxjerrë një vendim tjetër i cili shfuqizon vendimin e tij të mëparshëm dhe vendimin e kryeministrit Çeku. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post