“Shkja t’mirë e shkinë të keqe nuk ka” , është projekti i fundit i brendit të veshjeve “Folkan Shqip”, që është lansuar në bashkëpunim me tifozët shqiptarë me rastin e ndeshjes futbollistike në mes Shqipërisë dhe Serbisë, ndeshje kjo që do të luhet në Serbi, përkatësisht më 14 tetor, në Beograd.
Themeluesi i këtij brendi Donik Karaqi për KultPlus shpjegoi mbi sloganin e vendosur mbi fanellat e lansuara të cilat tashmë janë në shitje, sipas të cilit është thënie e vjetër popullore, dhe pikërisht këtë thënie kanë vendosur që ta vendosin si dedikim për këtë ndeshje.
“Duke pasur parasysh se kjo thënie ekziston që moti nuk besoj se do të ketë ndonjë tendencë, ne vetëm e kemi konkretizuar atë që është thënë. Përderisa miqtë tanë andej në Serbi gjatë tërë kohës kanë ardhur në Kosovë me mbishkrime të ndryshme si “Kosova është Serbi””, ka shpjeguar Karaqi duke e arsyetuar përzgjedhjen e këtij slogani dhe duke mos e vlerësuar si të rëndë.
“Ky projekt realizohet në bashkëpunim me tifozët shqiptarë, dhe bluzat me mbishkrim “Shkja t’mirë e shkinë të keqe nuk ka”, janë në shitje dhe numri i të interesuarve për to është mjaft i madh”, ka thënë ai.