Gjatë pasditës së ditës së hënë, qyteti i Prishtinës dhe jo vetëm është përfshirë nga reshje të rrëmbyeshme të shiut.
Shiu gjithashtu është shoqëruar edhe me vetëtima dhe bubullima të shumta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga dita e nesërme e tutje do të kemi zbritje të temperaturave maksimale si pasojë e erës e cila do të fryj mesatare dhe herë-herë e vrullshme nga veriu dhe veriperëndimi dhe me vete do të sjellë masa të freskëta të ajrit.
Maksimalet e ditës do të luhaten nga 21C-23C.
Reshjet e kohëpaskohshme të shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave të parë të shtatorit, por që edhe intervalet e shkurta me diell nuk do të mungojnë.
Temperaturat maksimale mesatare gjatë këtij muaji parashihen të luhaten nga 23C – 26C, ndërsa ditë me shi në këtë muaj parashihen të bien prej 11 deri 14 ditë.