Mediat serbe kanë filluar të frikësohen nga grupi i tifozëve nga Kosova të quajtur ‘Plisat’, të cilët do të udhëtojnë në Serbi për të shikuar ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Telegraf.rs ka raportuar se frikësohet nga grupi i tifozëve ‘Plisat’ të cilat i ka quajtur si Huliganë. Rreth 1500 tifozë të këtij grupi, pritet të shkojnë në stadiumin e Partizanit për të shikuar ndeshjen Serbi – Shqipëri.
Ndeshja do të luhet për 14 tetor e vlefshme për grupe në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.
Disa ditë më parë me anë të Facebookut, Plisat kanë konfirmuar se do të jenë pjesëmarrës në ndeshjen Serbi – Shqipëri e cila zhvillohet në stadiumin e Partizanit.
Serbët kanë filluar të frikësohen nga ky grup, pasi mund të krijohen telashe, duke parë armiqësinë që ka Kosova me Serbinë.