/ Undifined / Refugjatët sirianë jetojnë në kushte mizore, xhihadistët në luks

Refugjatët sirianë jetojnë në kushte mizore, xhihadistët në luks

Ashtu siç u bë strehë për 25 mijë sirianë të zhvendosur dhe dhjetëra punëtorë humanitarë, kampi i varfër i refugjatëve Atmeh, është vendosur vetëm një milje nga një bastion i ISIS-it, i kapardisur nga xhihadistë të Mbretërinë e Bashkuar, ku jetojnë në një super vilë.
Pikërisht afër kësaj vile, përkatësisht në kampin e refugjatëve, në mars të vitit të kaluar
u kap punëtori humanitar, britaniku David Haines, transmeton Telegrafi.
Të vendosur në tenda të përkohshme në të ashtuquajturin kampin “Olive Tree”, banorët nuk guxojnë të ëndërrojnë që të shkojnë larg tyre, përkatësisht nuk duan të rrezikojnë të vizitojnë fshatin e afërt, Atmeh.
Në këtë kamp refugjatësh, jetojnë edhe disa punëtorë humanitarë të tillë si Haines, pamje që janë në kontrast të plotë me vetëpërshkrimin "madhështor" të militantëve të ISIS që jetonin në Atmeh – fotografitë e të cilëve u publikuan në mediat angleze, ku shihen automjete të shtrenjta, pishina luksoze dhe relaksuese.
Gjersa militantët e kapardisur nga luksi jetojnë në majë të kodrës së tyre, refugjatët e tmerruar poshtë, ishin të detyruar të vuajnë bastisjet e rregullta në kampin e tyre.
Ndërsa, në një nga këto misione grabitëse u rrëmbye edhe Haines së bashku me tre burra të tjerë duke punuar për kompaninë humanitare “Mail Online”.
Përkundër rreziqeve nga xhihadistët, kampi tërheq një numër perëndimorësh të etur për të rritur ndërgjegjësimin e situatës së dëshpëruar.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post