/ / Qeveria serbe po trajton shqiptarët me shifra të falsifikuara, rreth 1000 herë të zvogluara

Qeveria serbe po trajton shqiptarët me shifra të falsifikuara, rreth 1000 herë të zvogluara

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dje në Beograd u takua me këshilltarin politik të Ambasadës së Francës, Zherom Kell.
Në bisedën gjithpërfshirëse posaçërisht u trajtua gjendja shumë e vështirë ekonomike në Luginë të Preshevës e përcjellur me shkallë rekorde të papunësisë, problematika e ndieshme e mungesës së teksteve mësimore në shkollat shqipe si dhe problemet e ndieshme aktuale që po paraqiten lidhur me përgaditjet për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptarë në kontekst të qëndrimit diskriminues të qeverisë serbe, e cila po vazhdon t’i trajtojë Shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc me shifra të falsifikuara, rreth 100 herë të zvogëluara.
Përfaqësuesi i lartë i Ambasadës françeze tregoi interesim të posaçëm për këto tema, duke shprehur gadishmërinë për vazhdimin e kontributit të rëndësishëm të qeverisë së tij për këtë rajon.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post