Në qytetin e Bujanocit dhe fshatrat përrreth, pikërisht në shitoret ushqimore, butiqet, tregu i vogël i përditshëm, kiosqet, kafiterit sot ishin në shënjestër nga policia finansiare republikane e shoqëruare dhe nga policia e intervenimit të shpejt dhe inspekcionit tatimor.
Gjatë kësaj jave kanë kryer disa aksione në vendet e lartëpërmendura. Kontrollimet janë kryer në këkrim të mallrave ilegale, veçanarisht mallrave nga Kosova, lejeve të punës dhe regjistrimit të mallit që posedojnë. Policia finansiare dhe policia e intervenimit të shpejt, gjatë ditës së djeshme në qendrën tregtare në Bujanoc në një kiosk kanë konfiskuar cigare me prejardhje nga Kosova, në të njejtën kohë janë kryer bastisje edhe në fshatin Tërrnoc. Puna e policies në fjalë edhe sot ka vazhduar ku janë kontrolluar pothuajse çdo cep në qytet dhe fshatra. Për të mësuar se çfarë kërkon ky organ nga afaristët ne sot i bëmë vizitë disa lokaleve dhe butiqeve, por nuk arritëm që të kuptojmë se çfarë kërkon policia financiare republikane nga afaristët, arsyeja pse nuk u prononcuan ata ishte friga e përfundimit të punës së tyre. Vlenë të theksohet se policia financiare është e krijuar për luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar dhe për zbatimin e legjislacionit financiar. Kontrollimet e policies kanë filluar ditë më pare dhe pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, në kërkim të mallrave të pa autorizuara për treg dhe dokumenteve legale të punës që kryejnë afaristët.