Dy shtetas amerikanë janë arrestuar nga Garda e Republikës, pasi i janë evidentuar veprime të dyshimta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Oficeri i Gardës Albert Karanxha prej 10 minutash vëzhgonte dy shtetasit amerikanë, ndërkohë që pas kontrollit në çantë, iu gjetën dy armë të ftohta, një thikë dhe një biçak. Dy të arrestuarit po merren në pyetje nga agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërsa për këtë incident është njoftuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dy personat që u arrestuan, kanë ardhur në Shqipëri gjatë ditëve të fundit.