/ Undifined / Myftiu i Sanxhakut “me ushtri” në Novi Pazar, Serbia në ethe!

Myftiu i Sanxhakut “me ushtri” në Novi Pazar, Serbia në ethe!

Myftiu i Sanxhakut, Muahmer Zukorliq, i njohur për qëndrimet e tij të forta kundër Serbisë dhe deklarata kontroverse sa i përket luftës xhihadiste në Siri dhe Irak, e ka quar peshë dje dhe sot Serbinë.
Myftiu i Sanxhakut, Muahmer Zukorliq, i njohur për qëndrimet e tij të forta kundër Serbisë dhe deklarata kontroverse sa i përket luftës xhihadiste në Siri dhe Irak, e ka quar peshë dje dhe sot Serbinë.
Ai dje në vendin e quajtur Haxhet në Novi Pazar, ku para 70 vitesh janë pushkatuar shumë boshnjakë, i nxori në rrugë rreth 100 mbështetës të tij të veshur me uniforma të gjelbra dhe me stemë të Sanxhakut (e ngjashme me atë të boshnjakëve gjatë luftës kundër serbëve dhe kroatëve).
Ata në kokë mbanin bereta të kuqe. Skuadra e tij kryesisht përbëhej nga nxënës të shkollave të mesme dhe nxënës të shkollës që është nën kontrollin e Zurkorliqit.
“Që provokimi të jetë edhe më i madh, në mesin e viktimave që Zurkoliq i nderoi është edhe Aqif-Efendi Haxhiahmetoviq (shqiptari i cili luftoi kundër serbëve dhe krahë boshnjakëve për çlirimin e Novi Pazarit, atëherë Pazari i Ri), të cilin historianët e vlerësojnë se përgjegjës për vrasjen e serbëve në Luftën e Dytë Botërore”, kështu shkruan e përditshmja serbe Kurir, transmeton Indeksonline.
Haqif Efendi Haxhiahmeti, gjatë Luftës së Dytë Botërore luftoi përkrah boshnjakëve për të cliriruar tokat e pushtuar shqiptare nga serbët.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post