Krimi ekonomik në shënjestër të organit të akuzës.Prokuroria përfshin në hetime edhe kompani të ndërtimit.
Nga muaji prill deri në muajin qershor të këtij viti, Njësiti i Inteligjencës Financiare ka kryer 8 inspektime, 5 në banka, përderisa 3 inspektime të tjera janë bërë në organizatat joqeveritare.
Vlerësimi i rrezikut sektorial të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit për kompanitë e ndërtimit, i filluar në muajin mars 2014, thuajse është në përfundim,shkruan Kosova Sot.
“Përgjatë periudhës raportuese (01 janar – 30 qershor 2014) prokuroritë kanë pasur në punë 30 informata me 58 persona.
Nga ky numër i informatave, prokuroritë kanë mbyllur/zgjidhur 9 informata me 18 persona, ndërsa në fund të periudhës kanë mbetur të pazgjidhura 21 informata me 40 persona”