/ / Mantia (Receta)

Mantia (Receta)

Përbërësit:
1 kg.mish i bluar
3 qepë
1 lugë gjalpë
kripë piper
majdanoz i grirë hollë
1 kg.miell
250 gr.gjalpë



Udhëzimet:
Zinet brumi me ½ liter ujë, 1 lugë vaj dhe kripë.Brumi i butë ngjeshet mirë dhe mbulohet sa të pushojë pak.Në ndërkohë,pritet qepa imët dhe fërgohet në gjalpë ose vaj.Shtohet mishi,fërgohet me qepën gjersa ta ndërroj ngjyrën.Hidhet kripë sipas shijes,piper dhe majdanoz i grirë hollë.Brumi ndahet në 28 toptha.7 toptha tëhollohen sa një pjatë,pastaj duke i lyer me yndyrë vendosen njëri mbi tjetrin dhe rritet në katmer të rëndomtë.Katmeri hollohet duke ia dhënë formën katrore dhe pritet përgjysëm.Në dy pjesët vendoset mishi i përgaditur dhe mbështillen në role gjatësie sa tepsia.Vendosen në tepsi të lyer me yndyrë.Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit dhe mishit.Lyhen mbi me yndyrë dhe priten në mantia të vogla.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post