Liverpooli është vënë pas nënshkrimit të sulmuesit të Napolit, Gonzalo Higuain.
Skuadra angleze, Liverpool, nuk është e kënaqur me vijën e sulmit që ka për momentin.
Kësisoj, krerët e klubit kanë hedhur sytë drejt një sulmuesi të ri, me Gonzalo Higuainin si favorit.
Sipas mediave në ishull, The Reds tashmë kanë kërkuar ta dinë statusin e lojtarit te Napoli, mirëpo këta të fundit nuk pritet të heqin dorë lehtë nga argjentinasi.
Plot 40 milionë euro është shuma të cilën napolitanët po e kërkojnë në mënyrë që ta lirojnë sulmuesin e tyre.