/ / Kriza ekonomike dhe ngritja e regjistrimit të automjeteve

Kriza ekonomike dhe ngritja e regjistrimit të automjeteve

Të gjith pronarët e veturave që kanë shkuar për të bërë siguracionin e detyrueshëm gjatë këtyre 2 muajve pranë kompanive të sigurimeve janë përballur me një surprizë të pa këndshme e cila ka të bëjë me rritjen prej 40 % të polisave të sigurimit.
Kompanitë kanë dyfishuar polisat e sigurimit duke rritur ndjeshëm koston e mbajtjes së një automjeti në vendin tonë. Të gjitha agjensionet e sigurimeve për automjete që operojnë në komunën e Bujanocit nga muaji korrik kanë filluar të zbatojnë një tabelë të re çmimesh për siguracionin e mjeteve motorike. Në agjensionin për sigurimin dhe bartjen e automjeteve D.O.O “Sigurimi“ në Bujanoc tregojnë se ngritja e çmimit të polisës kanë ndikuar mjaftë tek qytetarët. Mjetet që përdoren më së shumti në vendin tonë janë ato nga 44,74 dhe 85KË por ka edhe paknaqësi të mëdha dhe ankesa nga qytetarët, për mjetin me fuqi më të vogël regjistrimi i cili ishte 6 mijë dinarë me çmimin e ri kushton 10.476 dinarë tregoi Nexhip Memishi drejtor i kompanisë në fjalë. Sipas Memishit kompanitë e sigurimeve kanë ngritur polisët e sigurimit mirëpo provizionet nga agjentët e pikave të tyre kanë kërkuar që të paguajnë me përqindjen e vejtër, kështu që thot Memishi agjensioni të cilën udhëheq ai ka përjetuar një dëm të madh finanasiar paralel me qytetarët. Veturat me fuqi nga 1.6 deri në 2000 metër kub, qyetraëve duhet t’ia mbaj xhepi për ta regjistruar automjetin ose kërkojnë një mëyrë tjetër për të regjistruar jo me para kesh. Edhe në dy agjensione të tjera që operojnë në komunën tonë shprehën të njejtën paknaqësi, në agjensionin për sigurim dhe bartje të automjeteve  “Te Gjenolli“ në Bujanoc, Nerimane Mustafa drejtoresh tha se, qytetarët tani mundohen me metoda nga më të ndrshmet të gjejnë zgjidhje për të përjetuar kosoton e lartë të mbajtjes së një automjeti. Këtë barrë e bartë edhe agjensioni “Te Gjenolli “ qs së bashku me qytetarët e komunës së Bujanocit pasi që çmimet në cilën do pikë të sigurimit janë të njejta tha Nermine Mustafa. Ajo tregon se edhe për të doganuar një automjet nga shtetet e bashkimit Evropian qytetarë presin nga 3-6 muaj për ta regjistruar pasi që në muajin maj ka hyrë në fuqi ligji i homologimit të veturës ku duhet bërë biografia e veturës dhe COC dokumenti. Nga agjensioni tjetër që vepron në komunën e Bujanocit “Elita” me pronar Adem Mmemishin thonë se qytetarët janë të dëmtuar mjaf, këta të fundit preferojnë automjetet me kiloëat më të vogël, ndërsa ata me fuqi motorike nga 1.6 deri në 2000 metër kub duhet ta kenë xhepin plot. Ata të cilt shprehën më së shumti pakënaqësi dhe janë të dëmtuar ekonomikisht janë qytetarët që nguruan të shprehen. Tregu i sigurimeve ka pasur një volum ndaj ngritjes së çmeve  prej 40 % gjatë  këtij viti i cili lidhet edhe me vendimin e ri të qeverisë së Sërbisë për uljen e pagave, se si do të ia dalin qytetraët në këtë krizë ekonomike mbetet në mëshirën e fatit tha një profesor.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post