Punetoret e komunës sot kanë filluar punën si çdo javë tjetër dhe kanë prit qytetarët për ti kryer shërbimet që kanë pasur, gjithashtu ata sot kishin mundësi edhe të blenin në korridorin e Komunës së Preshevës.
Në adresën e faqes Kjo është Presheva Jonë!, A.A ka dërguar një foto ku kishte kapur një shitse sërbe dhe mallin e saj duke e shitur në korridorin e komunës.
Sipas informatave që posedon Kjo është Presheva Jonë! të gjitha produktet që ishin vendosur si në pazar ishin prodhime nga Serbia.
Nuk dihet se kush e lejoi këtë shitëse të futet dhe të shesë në korridorin e komunës!?, por një gjë dihet sigurt që ky gjest nuk i solli imazh të mirë komunës së Preshevës.
Qytetarët që kishin ardh të kryenin shërbimet e tyre shikonin me habi mallin e vendosur në korridor e madje disa pytenin edhe për çmimet e tyre.