Përderisa shumëkush do të dyshojë se një kafshë e kësaj madhësie mund të futet në makinë, një person ka arritur që një lopë ta “akomodojë” brenda disa sekondave.
Fotoja e vjedhjes së lopës në Rusi është bërë një hit, pasi ajo u shfaq në kanalin YouTube, transmeton Telegrafi.
E veçanta e kësaj vjedhje është se hajduti nuk e merr lopën dhe t’ia mbath në këmbë, por ai e transporton me automobilin FIAT Panda.
Gjersa lopën vetëm pak është dashur ta shtyjë, derën nuk ishte në gjendje që ta mbyllë aq lehtë. Pas kësaj, ai së bashku me lopën u larguan në drejtim të panjohur.