/ / Gjermanët, të parët në Evropë, që nisin punën më herët

Gjermanët, të parët në Evropë, që nisin punën më herët

Puna nuk mund të fillojë me të njëjtat ritme për të gjithë popujt. “Bing”, motori i kërkimit të Mircrosoft, ka kryer një studim, që na propozon disa stereotipe të Evropës së Veriut dhe Jugut. Të parët në këtë klasifikim janë gjermanët, më pas anglezët dhe francezët, që ndiqen nga italianët.
Gjemanët konfirmohen të parët, si një ndër popujt që nisin aktivitetin në orën 08:06. Anglezët fillojnë punën 20 minuta me vonesë, rreth 8:30, duke u ndjekur nga francezët, që e nisin punën në 8:32.
Italia vjen më pas, por edhe aty ka një ndarje të madhe mes Veriut dhe Jugut. Italianët fillojnë punën në 8:36, por ka diferencë mes qyteteve të ndryshme.
Xhenova është qyteti më “punëtor”, që nis punën në 8:30, si anglezët. Napoli fillon me 30 minuta diferencë, në 8:58, duke u konsideruar edhe si qyteti më “gjumash”, ndërsa Firence fillon më 8:44. Roma dhe Milano, përkatësisht më 8:36 dhe 8:38.
Skocezët dhe irlandezët e Veriut preferojnë ta marrin me qetësi, duke filluar ditën rreth orës 9:00.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post