Kënga ‘A po të pëlqen’ që interpretohet nga këngëtarja Enca Haxhia vazhdon që të kryesojë në të gjitha top listat shqiptare. E përveç top listave, Enca ka grumbulluar edhe shumë klikime në Internet e sidomos në kanalin ‘Youtube’.
Që nga lansimi i kësaj kënge në fund të muajit korrik, Enca ka mbledhur mbi 5 milion shikime. Suksesi i këtij hiti po e nxit këngëtaren që të punojë në projekte të reja muzikore. Ajo së fundmi ka përfunduar xhirimet e këngës së saj në bashkëpunim me Mozzik dhe klipi pritet që shumë shpejt të dal në tregun muzikor shqiptar.