/ / Djali nga Malisheva që ushqehet e shkruan me këmbë

Djali nga Malisheva që ushqehet e shkruan me këmbë

Ai shkruan, vizaton e ushqehet përmes këmbëve. Përdor Laptop e ka Facebook. Shkollohet madje në një shkollë me fëmijë të tjerë dhe jo në shkollë të veçantë. Mungesa e duarve nuk e ka lënë mbrapa nga moshatarët e tij, pasi që ai punon shumë.

Arijon Krasniqi nga Malisheva, i cili me ndihmën sociale prej 100 eurosh madje e ndihmon krejt familjen e tij u lind pa duar, por kjo nuk e ndali që sot të jetë një ndër nxënësit më të mirë dhe të mos dallohet nga shokët e tij.
Ai tani mbush katërmbëdhjetë vjet dhe vijon mësimet në klasën e nëntë në shkollën fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Nëse disa nga ne kanë problem me shkrimin e dorës, të cilin mund ta kemi të palexueshëm, Arijon Krasniqi nuk e ka këtë problem. Shkrimi i tij është shumë i qartë dhe mund ta lexoj gjithkush, ani pse ai shkruan më këmbë.
Arijoni ndjek mësimet në të njëjtën klasë me nxënësit e tjerë. Tavolina e veçantë që e ka i mundëson që të shkruaj e lexoj pa ndonjë problem, e cila iu dhurua si donacion nga KFOR-i Gjerman.
Por këto mundësi nuk i kishte që nga klasa e parë, kur Arijoni filloi shkollën familjarët e tij ia bartnin një tavolinë të zakonshme çdo ditë nga shtëpia e në shkollë dhe anasjelltas.
Shoku i tij i ngushtë dhe motra e Arijonit që është nxënëse e të njëjtës klasë, tregojnë përvojat që kanë me të.
“Ishte mësuesi Adem Hoti i parë i cili e mori Arijonin në klasën e tij dhe punuan së bashku deri në klasën e 4, ai i qëndroj afër dhe e ndihmoi në gjithçka që ai kishte nevojë gjatë procesit mësimor, duke i ndihmuar që ta përvetësoj edhe shkrimin me këmbë”, shprehet ai.
Edhe drejtori i shkollës, Januz Mazreku tregon për mundësitë që shkolla u ka ofruar nxënësve me nevoja të veçanta.
Pasi përfundon orarin mësimor, ai i gjen punë vetes edhe në shtëpi.
Ka laptopin e tij personal që iu dhurua si donacion dhe atë e përdor për detyra, por edhe për të kaluar kohë me shoqërinë e tij në Facebook.
Talentin e tij e shpreh edhe në vizatim dhe ka një numër të madh punimesh që nga klasa e parë, ndërsa ndër punimet më të veçanta për ta është ai me logon e klubit të tij të zemrës, Real Madridin.
Arijoni nuk është barrë për familjen, pasi që të gjitha nevojat e tij i kryen vet, madje edhe ushqimin.
Për më shumë babai i tij, megjithëse kujton vështirësitë që pati derisa ai u bë i zoti i vetes thotë së të ardhurat e vetme për këtë familje janë 100 eurot që i merr Arijoni si ndihmë sociale.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post