Në vendin tonë sot në ora 4:29 minuta ka filluar stina e tretë e vitit Vjeshta. Në territorin e Sërbisë në ditën e parë të Vjeshtës moti ka qenë i vranët i ftohtë dhe vende vende me erëra e reshje shiu kanë njoftuar nga enti hidometorologjik i Sërbisë.
Përveç reshjeve të shiut në vendet malore siç është Kopaoniku ka pasur edhe reshje bore trashësia e së cilës ka shkuar deri në 6 centimetra. Në Kopaonik është regjistruar edhe temeperatura më e ulët në Sërbi, ku në ora 7:00h është shënuar 0 grad celzius. Në malet e larta pritet edhe reshje të borës. Kthejlltësim gradual i motit pritet gjatë natës, së pari në veri dhe më pas në pjesën perendimore të vendit. Do të fryej erë e fort nga veri perendimi temperature më e ulët nga 7-12 ndërsa më e larta do të jet prej 13-17 grad celzius. Përshkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike këto ngjarje hidrologjike ekstreme mund të jenë të shpeshta kështu që duhet të fillohet në përgaditjen e sistemeve natyrale për mbrojtjen nga vërshimet ka thënën drejotresha e programit të fondit botëror në Sërbi Dushka Dimoviq njfoton RTS. Reshjet ekstreme që janë shënuar në këto ditë, toka e ngopur me ujë nga reshjet e mëparshme dhe shtretërit e lumejve përplot me ujë kanë sjellur siç është konstatuar vërshime të sërishme siç janë vërshimet e disa ditë më pare Sërbinë Lindore. Reshje të borës gjatë natës së kaluar ka patur edhe në Shalë të Bajgorës në Kosovë, ku reshjet e borës kanë mbulur një teritor të gjerë.