Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit.
Burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës i kanë konfirmuar portalit koha.net se hoxha është arrestuar.
Nuk dihet ende për motivet e sakta të arrestimit të tij. Por emri i tij është përfolur në të kaluarën shpeshherë për nxitje të ekstremizmit islamik.
Koha.net do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar pĂ«r kĂ«tĂ« ngjarje.
Javë më parë, Polica e Kosovës ka arrestuar më shumë se 40 të dyshuar për terrorizëm, nga të cilët para pak ditësh disa janë liruar për mbrojtje në liri, me detyrimin që të paraqiten në Polici.
PĂ«r ta ka dyshime se kanĂ« marrĂ« pjesĂ« ose po tentonin t’i bashkoheshin grupeve terroriste islamike, si ISIS e Al Nusra, nĂ« Siri e Irak.
Kosova është në prag të miratimit të një ligji i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste.
Ekstremizmi islamik Ă«shtĂ« cilĂ«suar si njĂ« rrezik global. Prandaj vendet demokratike u kanĂ« bĂ«rĂ« thirrje tĂ« gjitha vendeve tĂ« botĂ«s qĂ« t’i bashkojnĂ« forcat pĂ«r ta parandaluar.