Edhe pse shumica mendon se pa një filxhan kafe nuk mund ta fillojë ditën, shkenca ka pretendime tjera.
Në fakt, sa herë që ne jemi zgjuar, materia kimike e quajtur adenosine ngadalë grumbullohet në tru. Pas kësaj, ajo është e lidhur me receptorët e caktuar brenda dhe ato ngadalësojnë aktivitetin e njëri-tjetrit.
Kështu, aq më e madhe që është sasia e adenosinës në tru, aq më shumë ndjehemi të lodhur. Ky është shpjegim logjik, kur ne e dimë se pagjumësia e gjatë krijon lodhje më të madhe të organizmit.
Kur biem në gjumë, sasia e adenosinës në tru ulet, pastaj rritet gradualisht vigjilenca.
Shkencëtarët kanë zbuluar se adenosina dhe kafja janë të ngjashme në strukturën kimike. Kur e pimë një filxhan kafe, kafeina brenda lidhet me adenosinën dhe disi fillon për të konkurruar me receptorët e saj në tru. Por, pasi adenosina për këtë lidhje nuk është materie e njëjtë kimike, efektin e të qenët të përgjumur truri ynë nuk e ndien.
Një reagim i tillë i trurit është i mirë për personat që ndjehen të lodhur e nuk e duan këtë. Por, kur marrim shumë kafeinë në intervalin e njëjtë, truri jonë krijon prapë adenosinë dhe menjëherë ndodhemi në një rreth vicioz për çka prapë duam të flemë.