/ Undifined / Shënohet 69 vjetori i shkollës fillore "Selami Hallaçi" në Rahovicë

Shënohet 69 vjetori i shkollës fillore "Selami Hallaçi" në Rahovicë

69 vjet më parë në Rahovicë ishte hapur shkolla e parë shqipe ku nisi arsimimi i banorëve të këtij fshati, themelet e para të kësaj shkolle i kishte vë mësuesi Hysen Struga bashkë me 20 nxënësit e tij. Ndërkaq pas 22 viteve shkolla fillore Selami Hallaçi ishte pavarsuar e 3 prilli është dita e cila shënon përvjetorin e kësaj shkolle, ditë kjo që edhe sot tuboi mësimdhënësit dhe nxënësit e këtij institucioni arsimor. 
Manifestimi nisi me intonimin e himnit kombëtar të interpetuar nga nxënësit e kësaj shkolle.
Nagip Sadiku drejtor i shkollës fillore "Selami Hallaçi" falemnderoj të gjithë ata të cilët kanë dhënë kontribut për këtë shkollë dhe lexoi historikun e kësaj shkolle, më pas u ndanë Mirënjohje për nxënësin më të mirë të shkollës për këtë vit Endrit Fazliun si dhe për arsimtarët: Nazmi Haliti, Isuf Memeti, Eshtref Kadriu, Imrane Jakupi, Bejnaze Emërllahu dhe Nexhat Jusufi të cilët dhanë kontribut shumë vjeçar në këtë shkollë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post