/ / Preshevë: Serbia nuk lejon kalimin e shtetasve të Maqedonisë

Preshevë: Serbia nuk lejon kalimin e shtetasve të Maqedonisë

Autoritetet kufitare serbe edhe sot kanë bllokuar vendkalimin kufitar Preshevë për shtetasit e Maqedonisë.
Në këtë pikë kufitare, sot nuk janë lejuar të kalojnë udhëtarët nga Maqedonia. Ata janë kthyer duke u thënë që për momentin nuk u lejohet hyrja në Serbi, duke mos dhënë sqarime të detajuara, informon INA.
Edhe kompanitë e udhëtarëve kanë shprehur reagime se përse nuk lejohet kalimi në këtë pikë kufitare.
Por disa media dhe burime të thirrura në autoritetet serbe kanë raportuar se Serbia nuk lejon kalimin e tyre, për shkak se dyshon se shtetasit e Maqedonisë, kryesisht nga zona e Kumanovës mund të kenë si destinacion vendet e BE-së për të përfituar status azili.
Siç mësohet një urdhëresë e tilla ka ardhur nga Brukseli, pasiqë kohëve të  fundit në pikat kufitare të Serbisë në pjesën me Hungarinë, ka pasur prani të policisë së vendeve të BE-së, si ajo austriake dhe gjermane.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post