/ / Fotoja nga Kumanova që po bën xhiro në rrjetet sociale

Fotoja nga Kumanova që po bën xhiro në rrjetet sociale

Fotoja e një pjesëtari të forcave policore maqedonase po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale. Fotoja e pjesëtarit të policisë, siç transmeton Zhurnal, pothuaj se është identike me personin e arrestuar që sipas policisë maqedonase ka qenë pjesë e grupit të armatosur që ishte përleshur me policinë.
Kjo foto rrit edhe më shumë dilemat dhe dyshimet për gjithë atë që ndodhi mëngjesin e së shtunës në Lagjen e Trimave në Kumanovë ku në përleshjen e armatosur mes grupit të armatosur dhe policisë humbën jetën 8 policë dhe mbi 30 u plagosën.Nga ana tjetër MPB-ja doli me të dhëna se nga ana e grupit të armatosur janë vrarë 14 persona. Si mundet ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska të deklarojë se kanë arrestuar ushtarë (terrorristë) me uniforma, kurse në videon e prezantimit të personave janë vetëm civilë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post