Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës, njëherit edhe zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës, Florim Sahiti është sulmuar nga një grup qytetarësh, sipas tij, simpatizantë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të cilët janë tubuar sot para godinës së Kuvendit Komunal por edhe kanë hyrë në ndërtesë gjatë mbajtjes së seancës së 24-të të Kuvendit.
Duke më fyer «Nënën e shqiptarit dëshiron t’ia shesësh Medvegjën Kosovës, nuk do të lëmë vend askund në Medvegjë» më janë vërsulur dhe më kanë sulmuar edhe fizikisht para sallës së Kuvendit Komunal kur kam dalur për të parë se kush po hedh topa bore në dritaret e sallës së Kuvendit, tha z. Sahiti nga stacioni policor i Medvegjës ku ishte duke dhënë deklaratë.
«Jam i shqetësuar për vetën, për familjen time, për të gjithë shqiparët e Medvegjës» tha ai. Sulmi fizik ndaj ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës, njëherit edhe zëvenëdskryetarit Florim Sahiti ishte arsyja e ndërprerjes së seancës së sotme të Kuvendit Komunal të Medvegjës, transmeton mepress.