/ / Pse Presheva Mbeti Pa Gjykatë Themelore?

Pse Presheva Mbeti Pa Gjykatë Themelore?

Reformat e gjyqësorit nga viti 2010 lanë komunën e Preshevës pa gjykatë. Nga 1 janari i këtij viti, në Bujanoc është kthyer gjyqi themelor në Bujanoc, ndërsa në Preshevë ka mbetur vetëm gjyqi për kundërvajtje.
Sipas reformave gjyqësore që ka hyrë në fuqi me 1 janar të vitit 2010, gjykata themelore e Vranjës ka mbetur e vetmja si kompetente në këtë fushë, si për gjykimet ashtu edhe për kërkesat e ndryshme administrative që kanë qytetarët e Luginës së Preshevës.
Kjo është shoqëruar edhe harxhime të mëdha, humbje të nervave dhe të ditës, pasi edhe për një marrëveshje më të vogël, qytetarët e Preshevës duhet të udhëtojnë në Vranjë.
Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se qytetarët e komunës së Preshevës duhet të udhëtojnë 50 deri 70 kilometra deri në Vranjë.
“Edhe për gjërat më të vogla, si verifikimi i kontratave, ndonjëherë duke i humbur edhe dy ditë, pasi një ditë dorëzohen ndërsa ditën tjetër tërhiqen dokumentet. Kjo ka komplikuar shumë qasjen në gjykata” ka thënë Mustafa, transmeton presheva.com.
Preshevarët janë edhe më tej pa gjyq dhe njësi të gjykatës, edhe pse në Bujanoc është kthyer gjykata themelore, kjo reformë nga 1 janari nuk ka ndryshuar gjërat.
“Ne si qeverisje lokale gjatë centralizimit të gjyqësorit drejt Vranjës kemi kërkuar nga shteti që ti mbajmë autoritetet gjyqësore dhe shteti me këtë të tregoj se dëshiron integrimin e shqiptarve në institucionet shtetërore. Nuk na kanë përkrahur, andaj përveç që mbetëm pa gjyq mbetem edhe pa ndjekje pa prokurori. Ne jemi zonë kufitare dhe këto organe janë të nevojshme” ka thënë Mustafa.
Drejtori i programit “Trasparenca e Serbisë”, Nemanja Nenadiq ka thënë se gjatë reformave të gjyqësorit nuk janë bërë në bazë të kritereve të qarta, por e gjitha është bërë në bazë të marrëveshjes politike ku në një moment të caktuar është dashur që të arrihet shumica parlamentare.
“Nuk kanë pasë qasjen publike, nuk kemi dëgjuar zërin e qytetarëve se cilat janë kërkesat e tyre. Diskutimet publike janë mundësi ideale, madje edhe në nivelin lokal, të dëgjohet edhe mendimi i atyre njerëzve që jetojnë atje kur merren vendime të rëndësishme. Kështi ka ndodhë edhe me rrjetin e gjykatave në vitin 2010. Kjo nuk është rrugë e mirë” ka thënë Nenadiç.
Kryetari Mustafa ka thënë se përfaqësuesit shqiptar kanë pasë katër apo pesë takime me shtetin para se të miratohet ligji i ri për vendet dhe territoret gjyqësore dhe prokurorëve publik, me të cilën numri i gjyqeve themelore në Serbi është rritur nga 34 në 66.
“Ato negociata nuk sollën asgjë. Sekretari shtetërorë në Ministrinë e drejtësisë është tallur me ne. Herë mundet gjyqi themelo, herë nuk mundet. Edhe në fund, asgjë nuk ndodhi” ka thënë Mustafa.
Kreytari i trupit Koordinues Zoran Stankoviq ka thënë se ky trup i ka dhënë përkrahje idesë që Presheva të ketë gjyqin themeor dhe prokurorinë, por prap shteti vendosi ndryshe.
“Edhe sot ne konsiderojmë që qëndimi ynë është i drejtë, para së gjithash për arsye politike dhe për të qetësimit të tensioneve në këto hapsira. Kemi kryer biseda të përbashkëta me sekretarin shtetërorë në Ministrinë e drejtësisë Nedja Jovanoviq, duke i sygjeruar se për çfarë kanë nevojë këto komuna. Mirëpo, nuk justifikoj as reaksionet e shqiptarëve. Nëse ligji nuk ka gjetur zgjidhje të menjëhershme, nuk do të thotë se duhet të ndërpritet dialogu. Edhe pse nga ministria e drejtësisë është thënë se për një vit do të monitorohet gjendja dhe të skenohet situata dhe në përputhje me këtë do të mirret vendim për zgjidhje të reja atje ku ka nevojë për gjyq themelor dhe prokurori” ka thënë Stankoviq.
Kryetari i Unionit Demokratik (UDSH) Rahmi Zulfiu ky arsyetim nuk është i pranueshëm.
Për të është e pakuptueshme se si në momentin kur e tërë bota tenton kah progresi, pakicat nacionale në Serbi kthehen në kohë mbrapa duke iu hequr institucionet të cilat i kanë pasur në vitet e 70-80 të shekullit të kaluar.
“Në Preshevë e kemi ndërtesën e cila është e pajisur në nivelin e lartë dhe në vend se të funksionoj gjykata, neve na hiqen organet e gjyqësorit. Udhëtojmë në Bujanoc ku nuk ka kushte të mira për punë, nuk ka salla të mjaftueshme, hapsira dhe zyre. Përveç palëve, nga këtu udhëtojnë edhe gjykatësit duke bërë shpenzime të panevojshme” ka thënë Zulfiu.
Ai shton se “Personalisht nuk ka mund të besoj kur sekretari shtetërorë në ministrinë e drejtësisë gjatë një bisede na ka thënë se neve nuk na takon as kjo që na ka dhënë tani Serbia, me kthimin e gjyqit themelor në Bujanoc. Atherë, cili është kuptimi i negociatave të mëtutjeshme”. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post